Rummenigge komenton të ardhmen e James Rodriguezit
Drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, përgënjeshtroi mundësinë e blerjes përfundimtare të James Rodriguez nga Real Madridi, për ta rishitur më pas futbollistin.
Drejtuesi i lartë i klubit bavarez theksoi se kjo nuk është në stilin e tyre dhe se ata nuk mund të gjenerojnë një trafik të qenieve njerëzore për të përfituar sa më shumë para nga situata të tilla.
63-vjeçari sqaroi se në historinë e klubit nuk kanë bërë kurrë lëvizje të tilla.
Ai deklaroi se do të takohen me James Rodriguez dhe përfaqësuesit e tij gjatë javës së ardhshme, ku do të bisedojnë për të zgjidhur situatën.
Rummenigge pohoi se çdo gjë mund të ndodhë dhe se e kupton shumë mirë që Rodriguez është një lojtar i madh dhe që kërkon të luajë gjithmonë.