Chelsea e sheh te Coutinho zëvendësuesin e Hazardit

Largimi i Eden Hazard nga Chelsea në fund të këtij sezoni tashmë mund të konsiderohet si një fakt i kryer me belgun që ka arritur akordin me Real Madridim dhe pritet vetëm që dy klubet të mbyllën marrëveshjen që gjithçka të bëhet zyrtare.

“Blutë e Londrës” kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Hazard. Objektivi i madh i Chelseat është të rikthejë në Premier League ish lojtarin e Liverpoolit, brazilianin Philippe Coutinho.

Një operacion i vështirë ky jo vetëm për koston e transferimit por edhe për faktin se merkatoja e Chelseat është bllokuar nga FIFA për dy sesionet e ardhshme.

Gjithsesi presidenti i londinezëve, rusi Roman Abramovich ka besim se KAS do t’i japë të drejtë Chelsea- dhe për këtë arsye ka nisur bisedimet me Barcelonën për Coutinhon.

Largimi i brazilianit vetëm 1 vit e gjysmë pas transferimit në Camp Nou nuk do të ishte surprizë duke patur parasysh faktin që bluagranat do të bëjnë çmos në merkaton e kësaj vere për të marrë në skuadër francezin Antoine Griezmann.