Ngjarjet më kryesore për ditën e sotme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Kryeministrisë,

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie.

Alternativa mban konferencën e rregullt javore, ku do të prezantojë të gjeturat dhe rekomandimet për gjendjen mjedisore në Kosovë

Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Lëvizja për Drejtësi mban konferencë për medie me temën “Emigrimi problem serioz për qytetaret”.

Promovohet libri “Një shqiptar në CIA” i autorit Bashmir Xhemaj. “Altera”, rr. “Tirana”, Prizren)

Realizohet instalacioni #forheroines nga Batalioni “Atlantiku”. Marri pjesë Mark Gjonaj, anëtar i këshillit të New York, Vasfije Krasniqi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Feride Rushiti, drejtoreshë e KRCT etj. (Para monumentit “Heroinat”, Prishtinë)

Përfaqësuesi i “Shoqatës Atlantiku”, Gani Shehu, mban konferencë për medie, ku do të flasë rreth ngjarjeve që shënuan 20-vjetorin e “Batalionit Atlantiku” dhe për angazhimet në të ardhmen.