Ballkani shkarkon trajnerin Sermaxhaj

Ballkani e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj për shkak të mungesës së rezultateve të pritura.

Klubi nga Theranda ka njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook se i ka ndarë rrugët me trajnerin kosovar për shkak të mungesës së rezultateve të pritura.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi i IPKO Superligës.

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin. Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi. FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”, ka shkruar Ballkani.

Momentalisht, ekipi Portokalli gjendet në pozitën e tetë në tabelën e IPKO Superligës me 32 pikë, me pikë të njëjta me Flamurtarin, i cili është i nënti dhe në zonën e barazhit.