E bënë synet në shtëpi, humb jetën fëmija 5 muajsh
Një foshnjë 5 muajshe ka humbur jetën pak momente pasi e bënë synet në shtëpi, në Itali.
I vogli u dërgua në një spital të Bolonjës pasi pësoi arrest kardiak mbrëmjen e së premtes, por nuk mbijetoi.
Autoritetet në Reggio Emilia kanë hapur një hetim kundër prindërve, të cilët raportohet të jenë me prejardhje ganeze.
Në një rast të ngjashëm, një djalë 2-vjeçar vdiq pasi u bë synet në një qendër emigrimi në Romë në dhjetor.
Rreth 5 mijë synetlliqe bëhen çdo vit në Itali, por më shumë se 1/3 e tyre kryhen në mënyrë të paligjshme.
Procedura nuk kryhet në institucionet shëndetësore publike në vendin katolik romak.
Shumë prej emigrantëve që kryejnë ritualin vijnë nga vende myslimane ku një gjë e tillë është e zakonshme.