Lindje

Arabia Saudite rrëzon raketat drejt Riadit, sulmohet edhe tubacioni i naftës


Arabia Saudite njofton se ka rrëzuar disa raketa balistike dhe një raketë lundruese që ishin drejtuar drejt kryeqytetit Riad, si dhe një tjetër drejt jugut të vendit.

Për sulmet, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka fajësuar rebelët Huthi të Jemenit.

Zhvillimet vijnë pas një sulmi ndaj tubacionit strategjik të naftës Lindje–Perëndim, në rajonin e Medinës, ku shpërtheu një zjarr. Sipas autoriteteve saudite, zjarri u shua dhe funksionimi i tubacionit nuk u ndërpre, transmeton Klankosova.tv.

Nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se rreziku në Riad ka kaluar, raporton AlJazeera.