1-0

Ferizaj shënon fitoren e dytë

Ferizaj ka shënuar fitoren e dytë nga po aq ndeshje të luajtura në edicionin e ri të Superligës së Kosovës. 

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me Prishtinën e Re vendëse, Ferizaj e fitoi me rezultatin 1:0. 

Ka vendosur autogoli i qendërmbrojtësit Elvis Prençi, në minutën e 63-të. 

Ferizaj në ndeshjen e parë e mposhti Dritën 1:0 po ashtu.  Ferizaj ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.