Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:30
Pas dy orë diskutimesh për Platformën e Dialogut, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:30.
Pjesa e parë e diskutimit vuri në pah kundërshtimet e opozitës për Platformën e Dialogut të prezentuar nga Ekipi Negociator.
Ndërkaq e njëjta gjeti përkrahje nga partitë e koalicionit qeverisës.
Vlen të theksohet po ashtu se LDK-ja dhe VV-ja kanë braktisur seancën.
Pas orës 14:30 pritet të vihet në votim Platforma për Dialogun.