Adna Mesihoviç
Arrestohet ministrja boshnjake
Në kuadër të aksionit me emrin e koduar “Zarf”, me urdhër të prokurorit përgjegjës të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë arrestuar ministren e Ministrisë për Shkencë, Arsimin e Lartë dhe Rininë e Kantonit të Sarajevës, Adna Mesihoviç, dhe ndihmësen e saj, Gjenita Viteskiq.
Ato dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autorizimeve zyrtare.
Më saktësisht, dyshohen për punësime të paligjshme në Ministri, shkruan klix.ba.
Herët në mëngjes janë kontrolluar banesat e të dyshuara dhe zyrat e Ministrisë për Shkencë, Arsimin e Lartë dhe Rininë e Kantonit të Sarajevës. Janë gjetur dokumente dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në vijim.
Aksioni është, ndër të tjera, rezultat i protokollit të nënshkruar për ndjekjen penale të veprave korruptive ndërmjet Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit të Kantonit të Sarajevës dhe Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës.
Ndihmë ka ofruar edhe Agjencia për Siguri dhe Informacion e Bosnjë dhe Hercegovinës (OSA). Në fund, të dyshuarat, pas procedurës hetimore pranë MPB-së së KS-së, do t’i dorëzohen për kompetencë të mëtejshme Prokurorisë së KS-së. /Telegrafi/
Kushtet katastrofike, mbipopullim dhe shëndetësi e dobët në burgjet e Maqedonisë
Halil Thaçi i LVV-së: Me 63 vota Kryeministër do të jetë Kurti, Kryeparlamentar Konjufca
KLP largon nga detyra kryeprokurorin Sarandës, pranon kërkesën për uljen e pagës
“Kam frikë për të ardhmen e fëmijëve” – Kosova prin në rajon me nivelin e metanit në ajër
Policia vazhdon me kontrolle, dje ka shqiptuar mbi një mijë gjoba për shkelje të rregul…