Melinda Ademi
Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti
Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka nisur fuqishëm verën për shkak të projekteve muzikore që ka sjell.
Artistja, e cila numëron mbi një milion njerëz vetëm në Instagram, këtë periudhë ka publikuar disa këngë e bashkëpunime.
Projektet janë pritur mirë nga publiku dhe kanë grumbulluar miliona klikime.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Melinda.png)
Derisa po përgatit një tjetër këngë, ajo ka ndarë kohë edhe për pak pushime.
Bukuroshja ka ndarë kësaj radhe disa fotografi nga pushimet ku po kalon në Shqipëri.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Melyyy.png)
“E nxehtë si moti”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë edhe komplimentet që mori krahas postimit nga miqtë e ndjekësit.