Gjadër

Meloni mbërrin me helikopter në Gjadër

Me helikopter, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka mbërritur në Gjadër, aty ku së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të inspektojnë kampin që do të presë emigrantët sipas marrëveshjes së dy shteteve.

Meloni do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Më pas, të dy homologët do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat./TCH