LAJMI I FUNDIT
Vdiq veterani i UÇK-së nga Peja, Muhamet Halili-Bela, varrimi sot
Pas një sëmundjeje, ka vdekur sot në moshën 45 vjeçare, veterani i dalluar i rradhëve të para të UÇK-së, Muhamet Halili – Bela.
Gazmend Syla – kryetar i OVL të UÇK-së në Pejë, ka deklaruar se i ndjeri ka qenë pjesëtar i dalluar i Njësisë Speciale ‘Shqiponjat e zeza’ në Zonën Operative të Dukagjinit.
‘I ndjeri Bela, ka qenë ushtar i ditëve të para i angazhuar në Zonën Operative të dukagjinit, në shërbim si pjesëtar i dalluar i Njësisë Speciale ‘Shqiponjat e zeza’. Ngushëllojmë familjen, miqtë e bashkëluftëtarët.’- ka thënë Syla, duke folur për ‘RADIO 1’.
Familja Halili në Pejë ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot (E Premtë) në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Pejë.