Mitrovicë
Lëndohet një person në vendin e punës në Mitrovicë
Është lënduar në vendin e punës një person në Mitrovicë.
Sipas policisë ai është lënduar gjersa ishte duke punuar dhe nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Mitrovicë Jugu /29.01.2024 – 11:00. Viktima mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
VIDEO BONUS: Gjurmët e frenimit në vendin ku u mbyt Lulzim Fejzullahu dhe djali i dajës që qan