Jadon Sancho

Sancho huazohet në Dortmund

Jadon Sancho do të luajë prapë në Bundesligë.

Futbollisti anglez do ta kalojë së paku pjesën e dytë të sezonit 2023/24 në kampionatin gjerman.

Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit në Gjermani, por pa mundësi të blerjes definitive të kartonit të tij nga ana e klubit Verdhezi, shkruan “Gazeta Express”.

Mësohet se përfaqësuesi anglez do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë për t’i kryer vizitat mjekësore.

Dortmundi do të bëhet pjesë e rrogës së lojtarit, ndërsa do t’i paguajë 4 milionë euro për gjashtë muaj.

Sancho kishte shkëlqyer në eksperiencën e tij të parë në Gjermani, por në “Old Trafford” nuk arriti të linte gjurmë.