Futbollisti kosovar

Arbër Hoxha i bashkohet ekipit të madh kroat

Futbollisti Arbër Hoxha do të transferohet tek gjiganti kroat Dinamo Zagreb nga ekipi Slaven Belupo.

Klubet kroate janë dakorduar për shumën e transferimit, teksa Hoxha do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të martën në qytetin Maksimir.

Futbollisti kosovar më pas do t’i bashkohet skuadrës që është duke i kryer përgatitjet në Rovinj.

Sipas raportimeve të mediave kroate, Hoxha do t’i bashkohet Dinamos për shumën e një milion eurove.

Hoxha iu bashkuar ekipit Slaven në shkurt të vitit 2022 pas transmetimit nga Lokomotiva.