Pejë
Arrestohet një person në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person në Pejë.
Siç njofton policia, i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri rreth orës 18:05.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë një herë në ajër me armë zjarri. Është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një gëzhojë”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VIDEO BONUS: Rinia e PDK-së e quan Kurtin “babadimër të skandaleve”