Hysen Durmishi
Ministria e Infrastrukturës do t’i mirëmbajë gjatë dimrit rrugët lokale në komunat veriore
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.
Durmishi thotë se sipas memorandumit, MMPHI-ja ka marrë përsimër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq.
“Të gjitha rrugët në veri do t’i mirëmbajë MMPHI. Sot kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit. Ministria ka marrë përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna. Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.
VIDEO BONUS: Autostrada Prishtinë – Gjilan / Gjilan – Dheu i Bardhë