Andrew Strong

Vdes avokati i Kadri Veselit

Ka ndërruar jetë Andrew Strong, avokati mbrojtës i ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veselit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Para pak çastesh ka vdekur Andrew Strong, avokat i z. Kadri Veseli. Andrew për të gjithë ne ka përfaqësuar idealen, besnikërinë dhe njëriun e palodhshëm që lufton për të vërtetën. Andrew Strong me plot meritë e meriton titullin avokat mbrojtës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte mbrojtur edhe z. Haradinaj në Hagë. Andrew ishte amerikan, por me zemër ishte shqiptar. Fliste bukur shqip dhe e donte fort Kosovën. Ai jetoi duke e mbrojtur histrorinë e luftës tonë çlirimtare. Me quante vëlla në shqip, e me trajtonte si të tillë. Do të na mungojë shumë të gjithëve që e njohem dhe punuam me të. Ngushëllime gruas së tij Rachel, dhe tre fëmijeve që la pas.

Faleminderir për të gjitha, vëlla!