Deputeti i Kurtit lavdëron Serbinë e Gjingjiqit, thotë se ishte më demokratike se Kosova

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka bërë deklarime të çuditshme në emisionin “Context” në ATV, duke thënë se Serbia në kohën Zoran Gjingjiqit dhe Boris Tadiqit ishte më demokratike se vendet e rajonit.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari Leart Hoxha, i cili ia ktheu se Kosova gjithmonë ka qenë më demokratike se të gjitha vendet e rajonit.

Megjithatë, Muja nuk u ndalë duke i thënë se po jep “konkluzione pa lidhje”. Hoxha e pyeti përsëri, duke e pyetur se “Kur ka qenë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia më demokratike se Kosova?”

Hoxha e pyet përsëri “Kur ka qenë Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia më demokratike se Kosova?”

Muja këto pohime u mundua t’i bazojë në raportin e Freedom House, ku sipas tij, aty thuhet se Kosova është një shoqëri dhe shtet që po bën hapa të shpejtë drejt progresit demokratik.

“Unë po të them që këtë vit Freedom House në raport thotë një shoqëri, një shtet që është duke bërë hapa të shpejtë drejt progresit demokratik është Kosova”, deklaroi Muja.

Më tej, Muja jep një përgjigje krejt të papritur, duke thënë se Serbia ka qenë më demokratike në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit.

“Në kohën e Gjingjiqit, Serbia në fillimet e saj të demokratizimit, në kohën e Gjingjiqit dhe Tadiqit ka qenë më demokratike se sa në kohën e Vuçiqit”, deklaroi Muja.