89 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19 në shtetin ballkanik

Në 24 orët e fundit në Greqi kanë humbur jetën 89 persona.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 2 mijë e 606.

Në të njëjtat nivele me ato të javës të kaluar është edhe numri i të prekurve gjatë ditës së mërkurë, me 2 mijë e 186 raste të reja numri i përgjithshëm ka shkuar në 110 mijë infektime.

Vatra më e madhe e rasteve ditore është Selaniku i ndjekur nga Athina dhe Larisa.

Të dhëna shume interesante përmban një sondazh i kryer në këtë shtet. 55% e të intervistuarve vlerësojnë negativisht menaxhimin e pandemisë nga qeveria, ndërkohë që në valën e parë 80 për qind e njerëzve dhanë vlerësim pozitiv për qeverinë.