Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë gjatë vitit 2020 ka mbështetur gjithsej 824 qytetarë nga Komuna e Prishtinës me sëmundje malinje dhe të ngjajshme.

Kështu tha kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Në bazë të të dhënave 300 persona kanë përfituar 300 euro.

162 të tjerë nga 200 euro dhe 104 persona nga 150 euro.

Ndërsa, 88 personat e tjerë  të sëmurë përfituan nga 100 euro.

Dhe 64 persona morën nga 80 euro nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë.