8-vjeçari tregon si e mposhti leukeminë (VIDEO)

Ndonëse 8 vjeç, Uka flet si një i rritur për atë që ka kaluar këto tre vitet e fundit.

E di se ka qenë me leukemi dhe tregon se si e ka mposhtur atë.

“Kam qenë i sëmurë dhe kam pasur leukemi. Në fillim ka qenë pak më rëndë, por kam vazhduar. Pse ka qenë më rëndë? Sepse sa hyra në spital dhe e kam pasur pak më vështirë. E kam pasur më vështirë për t’u mësuar me spitalin. U bë më lehtë në fazën e tretë nga fundi, duke shkuar në shtëpi, se i kam pasur disa gjëra në kutia dhe ka qenë më lehtë”, u shpreh Ukë Zeneli.

Babai i Ukës tregon për shokun që kanë përjetuar në momentin kur e kuptuan se djali i tyre është me leukemi.

“Periudha më e rëndë ka qenë ajo, ato dy tre ditë deri sa të bëhen analizat, të vijnë rezultatet përfundimtare, se është apo s’është, dhe t’i në vete e ke një shpresë që nuk është, që në fund do të dalë se nuk është. Ajo ndodhi pas 2-3 ditëve më 12 maj 2017 ku u kontaktua se është me leukemi”, tha babai i Ukës, Shaip Zeneli.

Në fillim prindërit e Ukës ishin të tunduar mes mjekimit brenda apo jashtë vendit, deri sa vendosën që kimioterapinë ta fillojnë në Shkup.

E për ta mbajtur me pozitivitet gjatë terapisë, ai nisi fushatën #meUkën, duke marrë kështu kurajo nga shumë miq e figura publike.

“Trupi i atij që e merr kimioterapinë duhet të jetë pozitiv dhe lufta ime primare, asgjë tjetër nuk ka pasur këto dy vite, dëshira ime ka qenë vetëm Uka të jetë pozitiv, të jetë çdo herë me energji pozitive, dhe falë zotit dhe shoqërisë e arritëm”, theksoi Shaip Zeneli, babai i Ukës.

https://www.youtube.com/watch?v=W50DRwgdrYw