8 lojtarë priten të largohen nga Manchester City

Eliminimi nga Liga e Kampionëve i Manchester Cityt, pritet të shkaktojë një “tërmet” te skuadra angleze, pasi disa lojtarë do të dalin në merkato këtë verë, për arsye të ndryshme.

Kështu i pari që pritet të largohet, është mesfushori turko-gjerman Ilkay Gundogan, i cili ka refuzuar rinovimin, pasi nuk gëzon raporte fort të mira me teknikun spanjoll.

Megjithatë përveç Gundogan, Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Danila, janë 3 emra të tjerë, të cilët duket se kanë kërkuar largimin në fund të sezonit, pasi edhe këta janë lënë jashtë formacionit nga trajneri i anglezëve.

Sipas mediave angleze, janë plot 8 futbollistët që pritet të largohen nga “citizens” në merkaton e verës, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë që me paratë e marra prej tyre, të afrojnë lojtarë të preferuar nga Guardiola.