74 vjeçari vdes në një motel në Gjilan, policia njoftohet nga gruaja që ishte me të

Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit.

Ngjarja ka ndodhur të premten që e lamë pas.

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë.

Për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar