72-vjeçari flet për jetën e tij si fermer: Kam ngrënë të njëjtën darkë, për 10 vjet

Kam jetuar gjithë jetën time në luginën Teifi, në Uellsin perëndimor. Unë jam fermer dhe kujdesem për 71 diele. Djalëria ime kaloi duke ndihmuar familjen në fermë. Kurrë nuk kam dashur të iki prej këtu, edhe kur isha i ri. Kjo luginë është e prerë në formën e zemrës time. I vetmi rast kur jam larguar nga Uellsi ka qenë  30 vjet ma parë, kur vizitova një fermë në Angli.

Shumë nga miqtë e mi u rritën dhe u larguan për të gjetur punë në qytete të mëdha. Kur isha i ri më ofruan punë në Skoci në platformën e naftës, por nuk mund të largohesha nga kurrë. Zemra ime është këtu me zogjtë dhe pemët. E dija, nëse do të largohesha, do të mendoja për luginën time gjatë gjithë kohës, dhe kështu cili është qëllimi? E gjitha që dua është këtu.

Unë kam një rutinë, ashtu si natyra. Kjo shtrihet në atë që unë ha. Kam ngrënë të njëjtën darkë për 10 vjet, madje edhe për Krishtlindje. 2 copa peshk, një qepë e madhe, një vezë, fasule të pjekura dhe disa biskota në fund. Ndërsa për drekë ha një dardhë, një portokall dhe 4 sanduiçe me pastë. Ndonjëherë i lejoj vetes një supë, nëse është shumë ftohtë.

Kur shkoj në supermarket, e di saktësisht çfarë do të marr. Nuk më intereson asnjë ushqim tjetër. Kurrë skam ngrënë ushqim kinez, indian apo francez. Pse ta ndryshoj? Unë tashmë e kam gjetur ushqimin që dua.

Xhaxhai im, beqar dhe fermer si unë, hante të njëjtin ushqim në çdo vakt. Ai hante bukë, gjalpë, djathë dhe çaj, në mëngjes, drekë dhe darkë. Ndërsa kur kishte vizitorë, nxirrte dhe pak reçel.

Pavarësisht nëse janë Pashkët apo Krishtlindjet, të jesh fermer do të thotë se çdo ditë do të jetë e njëjtë. Kafshët duhet të ushqehen. Të ushqej delet dhe të shoh sa lumturohen ato, më bën gjithashtu të lumtur. Ato kurrë nuk kërkojnë diçka ndryshe për darkë.

Njerëzit mund të mendojnë se unë nuk po përjetoj gjëra të reja, por unë mendoj se sekreti për një jetë të mirë është të shijosh punën tënde. Nuk mund të qëndroja kurrë brenda duke parë TV. Mendoj se të jetosh në një qytet do të ishte e tmerrshme; njerëzit që jetojnë mbi njëri-tjetrin në blloqe të mëdha kullash. Nuk mund ta bëja kurrë. Ecja nëpër fermë më mbush me jetë. Ajo që i jep kuptim jetës time është puna jashtë. Hyj brenda vetëm kur moti është shumë i keq.

Vjeshta është koha ime e preferuar e vitit, me të gjitha ngjyrat e vjeshtës: është thjesht e bukur. Zogjtë Cuckoos vijnë këtu çdo prill dhe unë mezi pres t’i dëgjoj. Shumë njerëz grumbullohen këtu për t’i parë dhe dëgjuar zogjtë. Por ata nuk rrinë mjaftueshëm, madje disa nuk dalin as nga makinat e tyre. Kjo më bën të ndjehem aq i trishtuar saqë ndonjëherë nis të qaj. Më dhemb që të tjerët nuk dinë të shijojnë. Mundohem t’i bind që të zbresin nga makinat dhe të dëgjojnë këngën e zogjve.

Kam pësuar disa goditje. Një herë, nuk lëviza për dy javë ndërsa isha në spital. Por delet e mia më ndihmuan, e dija se ata po mbështeteshin tek unë për t’u bërë mirë. Unë kam nevojë për at më shumë sesa kanë ato nevojë për mua. Tashmë jam shëruar dhe jam në gjendje të bëj të gjitha punët si zakonisht.

Kurrë nuk jam martuar dhe nuk është diçka që jam penduar ndonjëherë. Thjesht nuk ndodh, dhe e them me besim të plotë se jam i lumtur kështu siç jam. Unë jam i martuar me jetën bujqësore. Jetoj me motrën time. Ashtu si unë, dhe ajo pati një goditje në tru, por nuk është më e lëvizshme. Mundohem ta shikoj sa herë të mundem, por ajo ka nevojë për më shumë kujdes sesa unë jam në gjendje t’i jap. Ajo ka d kujdestarë që vijnë 4 herë në ditë. Ata janë të mrekullishëm.

Vetëm sepse unë ha të njëjtin ushqim dhe nuk jam larguar nga lugina nuk do të thotë që nuk më intereson çfarë ndodh në botë. Unë dëgjoj një stacion radioje të Uellsit çdo natë për të qenë i përditësuar. Jam gjithmonë i interesuar për historitë e bujqësisë lokale dhe zhvillimet e saj që ndodhin në zonë.

Nëse do mund të shkoja diku, do të ishte Muri i Madh i Kinës. Sasia e punës që u bë për ndërtimin e saj është e pabesueshme. Unë kam qenë gurëgdhendës dhe e kuptoj punën që është bërë.

Nëse dikush do të ofronte 2 milion paund për t’u larguar nga këtu, do i refuzoja. Shumicën e mbrëmjeve eci deri në majë të luginës. Shikoj poshtë dhe gjithçka duket e vogël dhe e largët. Ndjehem sikur jam në majë të botës.