70 vjeçarja gjatë pastrimit të shtëpisë e gjen diamantin 34 karatësh që vlen mbi 2 milionë euro

Një grua e moshës 70 vjeçare duke pastruar shtëpinë e saj e kishte gjetur diamantin 34 karat që vlen mbi 2 milionë euro.

Në fillim ajo kishte menduar se ishte thjeshtë një gur bizhuterish, por më pas gruaja kishte shkuar për ta vlerësuar atë së bashku me disa gjëra të vjetra në një ankand.

Rasti ka ndodhur në Northumberland të Britanisë së Madhe, shkruan BBC.

Drejtuesi i ankandit Mark Lane tha se vlera e tij e vërtetë kishte ardhur si një “tronditje e madhe”.

Perla, e cila është më e madhe se një monedhë, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.

“Zonja hyri me një çantë me bizhuteri dhe disa sende të tjera. Diamanti ishte në një kuti së bashku me bizhuteritë e dasmës. Ne pamë një gur mjaft të madh, më të madh se një monedhë dhe na u deshën 2 ditë për ta testuar. Më pas ia dërguam atë partnerëve tanë në Londër përpara se të certifikohej nga ekspertët në Antwerp, Belgjikë, të cilët konfirmuan se ishte diamant 34 karat”.

Lane tha se pronarja e gurit, e cila donte të mbetej anonim, nuk mund të kujtonte se ku dhe kur e kishte blerë atë.