7 gola në ndeshjen dramatike në Premier Ligë

Wolverhampton ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Leicester Cityt që përfundoi me rezultat 4 me 3.

Portugezi Diogo Jota ishte heroi i vendasve që me hat-trick u përkujdes që t’ia siguronte tre pikë në minutën e fundit të kohës shtesë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2 me 0 me golat e Jotas e Bennettit. Ish-kampioni i Anglisë u kthye në lojë gjatë pjesës së dytë me golin e Gray dhe autogolin e Coadyt.

Për golin e tretë të Wolves u përkujdes Jota në minutën e 64 derisa Wes Morgan barazoi në 3 me 3 në minutën e 87.

Në skenë doli përsëri Jota që në minutën e 94 realizoi golin vendimtar për 4 me 3.