7 akuza për “luftën” në Athinë, UEFA dënon AEK-un

Ndeshja mes AEK dhe Ajax, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, e luajtur më 27 nëntor të vitit 2018 u vu nën hetim nga UEFA sepse para fillimi të ndeshjes pati incidente të dhunshme në shkallët e stadiumit.

Për këtë, në hetimin e UEFA-s u përpiluan 7 akuza:

– Hedhja e objekteve

– Ndezja e fishekzjarrëve

– Invadimi i fushës nga tifozët

– Çrregullimet e turmës

– Organizimi i pamjaftueshëm

– Baner i paligjshëm

– Shkallët e bllokuara

Për të gjitha këto u vendos që klubi i AEK të jetë në provë për dy vitet e ardhshme dhe nëse ngjarjet përsëriten do të përjashtohet nga kompeticionet evropiane.

Gjithsesi dy ndeshjet e ardhshme në kupat e Europës, AEK do t’i luajë pa tifozë në fushën e vet. Ndërsa klubi u gjobit me 80 mijë euro.