Kandidati i VV-së, Ilir Kërçeli është një prej kandidatëve me fushatën më kreative për zgjedhjet e 9 shkurtit. 68-shi i VV-së ka shpërfaqur kreativitet, pozitivitet tek mbështetësit dhe thjeshtësi të jashtëzakonshme, shkruan Ballkani.info.
Kërçeli ka mishëruar thjeshtësinë, humorin dhe seriozitetin në një, duke u bërë i pranushëm në çdo takim me qytetarë, por edhe në rrjete sociale.
Madje ai, nuk e ka tepruar me asnjë nga këto elemente, por me të gjitha ngapak, ka ardhur deri te vlerësimi pozitiv nga votuesi.







