67 aktakuza të ngritura brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

Prokuroria e Shtetit e Kosovës ka ngritur 67 aktakuza ndaj 85 personave për vepra të ndryshme penale.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale, përcjell Ballkani.info.

Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona me inicialet, D.Zh., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” , E.G., dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, M.I., dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”, V.J., dyshohet se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe personi me inicialet A.R., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me inicialet E.G., pasi që të njëjtit dyshohet se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet I.B., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për personin me inicialet G.M., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. /Ballkani.info