61 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 61 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 9 persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 17 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë ditës se premte ka ngritur 10 aktakuza ndaj 11 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “Grabitjes”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dy aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.

loading…