6 milionë euro vlera/ Sveçla publikon pamje pas shkatërrimit të laboratorit të drogës në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është deklaruar sërish lidhur me aksionin anti-drogë që është zhvilluar sot në veri të Kosovës.

Ai pak minuta më parë ka publikuar pamje pas shkatërrimit të laboratorit në veri, ku vlera e drogës së kofiskuar thuhet të ketë qenë në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.”, shkroi Sveçla.

Ndryshe gjatë ditës një aksion tjetër anti-drogë është realizuar në rajonin e Ferizajt, ku janë konfiskuar 80 kilogramë narkotikë të llojit kaptagon, nga ku janë arrestuar 14 persona të dyshimtë.