6 gola dhe 2 të kuq, Schalke mposht Dortmund në derbin e Ruhrit (VIDEO)

Schalke 04 i ka bërë një dhuratë fantastike Bayern munich duke mposhtur Borussia Dortmund me rezultatin 4-2 në derbin e Ruhr-it.

Dortmund përpara ndeshjes ishte një pikë më pak se bavarezët në krye, dhe me këtë disfatë të rëndë ata tani rrezikojnë të shkojnë -4 nga kampionët në fuqi.

Schalke nuk luante për asgjë, por ky është derbi më i madh i Gjermanisë dhe pritej të kishte emocione dhe episode të papritura.

Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me golin e Mario Gotze në minutën e 14’.

Megjithatë miqtë përmbysin gjithçka brenda dhjetë minutave me Caliguri dhe Sane.

Pas pushimit ndeshja u nxeh dhe kapiteni Marco Reus ka dalë me karton të kuq pas një faulli brutal duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Dy minuta më vinë erdhi goli i tretë i Schalke i shënuar nga Caliguri. Lojtarët e Dortmund humbin toruan dhe Wolf shkakton një ndërhyje të ngjashme të asaj të Reus duke marrë edhe ai kartonin e kuq.

Dortmund me nëntë lojtarë vazhdoi të sulmonte dhe shënoi golin e dytë me Witsel në minutën e 85’, por vetëm një minutë më pas Embolo ka vulosur fitoren për blutë.