6 deputetë kundër vendimit të Kurtit për pagat e mësimdhënësve

Gjashtë deputet të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje përfshirë dy nga Lista Guxo, të cilët janë pjesë e këtij grupi, janë shprehur kundër vendimit të Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevist.

Fillimisht deputeti,  Eman Rrahmani e ka kundërshtuar vendimin e shefit të tij në parti, duke thënë se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani.

Thirrjes për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë, i është bashkuar edhe një deputet tjetër i partisë në pushtet, Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Alban Bajrami ka kërkuar që Qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompenzimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës.

Sipas tij, Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit.

Më pas ka reaguar edhe deputeti Visar Korenica, ai ka thënë se pagat për mësimdhënësit duhet të procedohen, por sipas tij, edhe orët e humbura gjatë grevës duhet të kompensohen.

Korenica për Nacionalen, theksoi se është i të njëjtit mendim si kolegët e tij, Eman Rrahmani dhe Alban Bajrami, që të dy janë kundër vendimit të qeverisë për ndaljen e pagave për grevistët.

“Jam i të njëjtit mendim me dy kolegët mi, pra pagat të procedohen dhe orët të kompenzohen”, ka thënë Korenica.

Ndërsa, deputeti Fatmir Humolli ka thënë se shtuar se po do destabilizimin e vendit.

“Ka dyshime që Qeveria dëshiron ta vazhdojnë grevën punëtorët e arsimit, kurrgjë tjetër. Në mënyrë tërthorazi po i thërret punëtorët e arsimit që të ta vazhdojnë, sepse ka nevojë për destabilizim të vendit kaq”, ka analizuar Humolli për Blic.

Po ashtu kundër vendimit të Kurtit kanë dalur mbrëmë  edhe dy deputetët e Listës Guxo të cilët janë pjesë e Gruçit Parlamentarë të LVV-së, Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci.

Kujtojmë që Qeveria Kurti ka vendosur që të mos i paguaj punëtorët të cilët ishin në grevë nga 25 gushti.