5 të vdekur dhe 139 të infektuar me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Në Shqipëri kanë vdekur 5 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ndërsa kanë rezultuar pozitivë 139.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 738 persona duke çuar numrin e të shëruarve në 105.016, që nga fillimi i pandemisë.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 130.409, derisa kanë vdekur 2.372.