Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Malin e ZI konfirmoi pesë raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në 52 numrin e te infektuarve nga koronavirusi.

”Dhjetë pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (KCCG), tetë prej tyre në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe dy në Klinikën e Brendshme”, tha KCCG këtë mëngjes.

Siç është raportuar më parë nga Instituti, janë shtatë pacientë në spital, të cilët janë shtruar në spital në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe të gjithë aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme mjekësore.

Deri dje në ora 6 pasdite, në Mal të Zi ishin 5,972 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare.

Deri më tani në Malin e Zi është shënuar 1 viktimë nga Covid-19.