5 emrat favorit për fituesin e ‘‘ Topit të Artë’’

Fituesi i ‘Topit të Artë 2022’ do të shpallet me 17 tetor, dy muaj më herët se data e zakonshme.

‘‘Football France’ me 12 gusht do të publikoj listën e ngushtë më 30 lojtarë, por sipas faqes këta janë 5 emrat pretendent për ta fituar këtë çmim”, raporton gazeta ‘All Football News’’.

I pari ështe Karim Benzema,duke vazhduar lista me Sadio Mane, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Robert Lewandowski.

Topi i Artë është pa dyshim, çmimi individual më prestigjioz në futboll. Fituesi zgjidhet me një kombinim të votave nga përfaqësues të mediave, kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe trajnerët.

Çmimi vjetor prezantohet nga revista franceze e lajmeve France Football, për futbollistin më të mirë në një vit kalendarik./IndeksOnline/