400 mercenarë rusë të “Wagnerit”, që kryen krime lufte në Siri janë vendosur në Ukrainë për ta vrarë presidentin

Më shumë se 400 mercenarë rusë nga kompania private ushtarake “Wagner”, që është pronë e mikut të Putinit, po veprojnë në Kiev, raportojnë mediat ruse të pavarura.

Sipas botimit, ndër detyrat e tyre është eliminimi i Presidentit, Volodymyr Zelensky dhe anëtarëve të qeverisë ukrainase, si dhe përgatitja e terrenit për transferimin e Kievit nën kontrollin e Moskës. “Wagner” lidhet me biznesmenin e Shën Petersburgut Yevgeny Prigozhin, të cilin mediat e quajtën “kuzhinieri i Putinit”.

Në vitin 2014, formacioni filloi të funksionojë në territorin e Ukrainës, dhe më vonë mori pjesë në fushata në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Sipas The Bell, grupi mbikëqyret fshehurazi nga Drejtoria kryesore e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë. . Sipas mediave, mercenarët u transferuan në Ukrainë pesë javë më parë nga Afrika. Autoritetet ukrainase e morën këtë informacion mëngjesin e së shtunës, 26 shkurt, pas së cilës kushtet e shtetrrethimit u shtrënguan në kryeqytet. Të gjithë shkelësit e saj u kërcënuan se do të njiheshin si “anëtarë të grupeve të diversantit dhe zbulimit të armikut”. Kujtojmë se grupi i mercenarëve “Wagner”, janë ish ushtarak në pension që kryejnë krime atu ku Putini dëshiron.

Rastet më makabre të krimeve të mercenarëve rusë janë regjistruar në Siri, ku civilëve të pafajshëm u janë prerë kokat dhe janë djegur të gjallë, duke i regjistruar edhe videot e këtyre krimeve kundër njerëzimit. OKB ka kërkuar disa herë që ky grup kriminal të ndalohet dhe të shpallet organizatë terroriste.