Siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera, edhe për sfidën miqësore që do të zhvillohet sot mes Kosovës dhe Danimarkës, interesimi për ta ndjekur ndeshjen në “Fadil Vokrri” ka qenë i jashtëzakonshëm.

Zyra për informim nga kompania përgjegjëse për shitjen e biletave, “ALT C4” ka thënë se të gjitha biletat janë shitur.

Ata kanë theksuar se interesimi ka qenë mjaft i madh.

Është thënë se kërkesa kap një shifër prej rreth 40,000 personash, por meqë çdo person ka të drejtë t’i blejë maksimum 3 bileta, atëherë kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe.

“Biletat janë shitur krejt. Kërkesa ka qenë rreth 40,000. Por, çdo person ka të drejtë të blejë deri në 3 bileta, kështu që kjo shifër mund të shumëzohet me 3”.

“Që do të thotë se interesimi mund të ketë qenë deri në 120,000 vetë”, është shprehur zyrtari për informim nga “ALT C4”.