Edhe katër viktima iu kanë shtuar listës së të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, transmeton ballkani.info

Siç raportojnë mediat në këtë vend, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup, kanë ndërruar jetë katër pacientë me Covid-19.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoni.

Me viktimat e fundit në Maqedoni, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 38. /Ballkani.info/