Qeveria e Kosovës në prezantimin e Pakos së re të Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19 ka thënë se pritet të ndahen 50 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.
Në këtë pako kanë hyrë shtresa të ndryshme të cilat pritet të përfitojnë shumë shpejt.
Përfitues të tjerë do të jenë edhe familjet në nevojë, ku për këto familje do të shpërndahen 4 milionë euro.
“4 milionë euro për kuponë ushqimi për familjet në nevojë. Për 6 muaj me radhë, në bashkëpunim me UNDP-në dhe me financim të BE-së, 7,500 familjeve më në nevojë do t’u shpërndahen kuponë ushqimi në vlerë prej 60-70 euro, varësisht nga madhësia e familjes. Mbështetja do të zgjerohet edhe për rreth 3,000 familje tjera nga komunitetet jo-shumicë, me mbështetje të IOM-it”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.







