Policia në Gjilan ka njoftuar se sot është arrestuar i dyshuari, E.A i moshës 26-vjeçare, për grabitjen në tentativë në këtë qytet.
Ai dyshohet se më 13 nëntor ka tentuar të kryejë grabitje në një lokal afarist në Gjilan.
Pas intervistimit, 26-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Grabitje në tentativë”.
“Rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë
Gjilan, 17 nëntor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore ka arritur që sot me datën 17.11.2022 të arrestojnë të dyshuarin kosovar shqiptar E.A. (1996).
Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se i njëjti me datën 13.11.2022 ka tentuar që kryej një grabitje në një lokal afarist në qytetin e Gjilanit. I njëjti pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rrethanat e rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘’Grabitje në tentativë’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan.







