Shtërpcë

32-vjeçari kapet duke transportuar ilegalisht drunjë – gjobitet 200 euro dhe i konfiskohet automjeti

Policia e Kosovës, e ka gjobitur me 200 euro dhe ia ka konfiskuar automjetin një 32 vjeçari, nën dyshimin për transport ilegal të drunjve.

Rasti ka ndodhur më 06.04.2024 rreth orës 20:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.

“… Policia e stacionit në Shtërpcë ka ndaluar shoferin R.S (M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili me automjetin Mercedes furgon me targa vendore po transportonte drunj ilegalisht”, njofton policia.

Më tej bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte pa regjistrim që nga data 05.09.2023, thekson policia.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për transportin ilegal të drunjve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjve” thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: