3000 ushtarë amerikanë dhe dy luftanije britanike dërgohen në Lindjen e Mesme, “era luftë po vjen”

Duke u lutur dhe duke puthur medalionet, mbi 3000 ushtarë amerikanë janë nisur drejt Lindjes së Mesme, aty ku situata mund të përshkallëzojë në një luftë fati i së cilës vështirë se mund të parashikohet.

Ushtarët janë nisur nga bazat amerikane për të mbërritur në Kuvajt, ku do i bashkohen 750 ushtarëve të tjerë që ndodhen tashmë aty.

Vrasja e Qassem Soleimani, truri i ushtrisë iraniane, ka tensionuar situatën deri në atë nivel sa shumë ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë e një lufte. Irani kërcënon me përgjigje të ashpër, ndërkohë që SHBA shprehet po kaq e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim.