3 klube në garë për shërbimet e Ceballos

Edhe pse Dani Ceballos po shkëlqen me Spanjën në kampionatin Europian të 21-vjeçarëve, mesfushori nuk është në planet e Zidane te Real Madridi.

Jo vetëm që raportet mes lojtarit dhe francezit nuk janë të mira por edhe teknikisht Zidane synon emra të tjerë në mesfushë ndaj dhe lojtari do të shitet.

Për të lënë të lirë lojtarin klubi nuk do të pranojë të negociojë për oferta nën 50 milionë euro ku interes kanë shfaqur Milani, Tottenhami e Arsenali.

Nuk përjashtohet që në shitjen e lojtarit të ketë një klauzolë që Real Madridi ta riblejë Ceballos në të ardhmen.