28 aksidente e 17 të arrestuar për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në njëzet e katër orët e fundit janë shkaktuar gjithsej 28 aksidente në vendin tonë.

Sipas njoftimit, 16 aksidente ishin me të lënduar dhe 12 të tjerë pa të lënduar.

Ndërsa janë arrestuar 17 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.