26-vjeçari shqiptar hidhet nga kati i katërt i banesës, ndërron jetë në vend

Një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së tij në Fier.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

“Sot rreth orës 11:50, në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.