26 raste të reja me koronavirus në Pejë, shumica u infektuan në një ceremoni mortore

26 raste të reja janë shënuar sot me COVID-19 në qytetin e Pejës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri më i madh i rasteve në këtë qytet janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni mortore më 6 prill.

Njoftohet se si pasojë e këtij veprimi, deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19.

15 raste sonte janë konfirmuar në Katundin e ri dhe 11 raste në qytet.

Ndërkaq në total sot kanë rezultuar pozitiv 39 raste me koronavirus në tërë vendin duke çuar kështu numrin në 669.