El Clasico

26 gola në 38 ndeshje, shijoni mrekullitë e Messit ndaj Real Madridit (VIDEO)

Nesër luhet supersfida spanjolle, që ngërthen interesin e mbarë botës futbollistike, Barcelona-Real Madrid. Kjo “El Clasico” vjen në kuadrin e raundit gjysmëfinal të Kupës së Mbretit. Vlen të kujtojmë se “10” e Barcelonës nuk ka arritur t’iu shënojë të bardhëve në gjashtë ndeshje të këtij kompeticioni (Copa del Rey). Megjithatë, ai ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje zyrtare kundër rivalit më të madh të katalanasve.

26 golat e “La Pulga” në 38 klasiket ndaj Real Madridit janë “përkthyer” me 17 fitore, 9 barazime dhe 12 humbje prej skuadrës së tij. “Los Blancos” janë ekipi i katërt në Spanjë, që iu ka shënuar më shumë, pas Sevilla (33 gola në 36 ndeshje), Atlético Madrid (28 ola në 37 ndeshje) dhe Valencia (27 gola në 32 ndeshje).

“Radiografia” e të gjithë golave të Leo Messit ndaj Real Madridit

– 10/03/2007 • sezoni 2006-07 • La Liga, java 26 • Barça-Real Madrid 3-3 • golat: 10′, 27′, 88’
– 13/12/2008 • 2008-09 • La Liga, java 15 • Barça-Real Madrid 2-0 • goli: 89’
– 02/05/2009 • sezoni 2008-09 • La Liga, java 34 • Real Madrid-Barça 2-6 • golat: 36′, 75’
– 10/04/2010 • sezoni 2009-10 • La Liga, java 31 • Real Madrid-Barça 0-2 • golat: 32’
– 16/04/2011 • sezoni 2010-11 • La Liga, java 32 • Real Madrid-Barça 1-1 • goli: 51’
– 27/04/2011 • sezoni 2010-11 • ½ Champions • Real Madrid-Barça 0-2 • golat: 76’, 87’
– 14/08/2011 • sezoni 2011-12 • Superkupa Spanjës • Real Madrid-Barça 2-2 • goli: 46’
– 17/08/2011 • sezoni 2011-12 • Superkupa Spanjës • Barça-Real Madrid 3-2 • golat: 45′, 88’
– 23/08/2012 • sezoni 2012-13 • Superkupa Spasnjës • Barça-Real Madrid 3-2 • goli: 69’
– 29/08/2012 • sezoni 2012-13 • Superkupa Spanjës • Real Madrid-Barça 2-1 • goli: 44’
– 07/10/2012 • sezoni 2012-13 • La Liga, java 7 • Barça-Real Madrid 2-2 • golat: 31’, 60’
– 02/03/2013 • sezoni 2012-13 • La Liga, java 26 • Real Madrid-Barça 2-1 • goli: 18’
– 23/03/2014 • sezoni 2013-14 • La Liga, java 29 • Real Madrid-Barça 3-4 • golat: 42′, 64′, 84’
– 23/04/2017 • sezoni 2016-17 • La Liga, java 33 • Real Madrid-Barça 2-3 • golat: 33′, 90’
– 13/08/2017 • sezoni 2017-18 • Superkupa Spanjës • Barça-Real Madrid 1-3 • goli: 77’
– 23/12/2017 • sezoni 2017-18 • La Liga, java 17 • Real Madrid-Barça 0-3 • goli: 64’
– 06/05/2018 • sezoni 2017-18 • La Liga, java 36 • Barça-Real Madrid 2-2 • goli: 52’

Në videon më poshtë mund të shikoni e shijoni 26 golat e yllit argjentinas në portën e Real Madridit:

https://www.youtube.com/watch?v=7NMnStzGVpM