Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao është pritur si hero nga tifozët e Galatasarayit me të mbërritur në aeroport për ta kompletuar transferimin nga Monaco.

33-vjeçari pritet të nënshkruajë sot kontratë me klubin turk dhe ta zyrtarizojë transferimin nga Monaco, ku i kishte kaluar gjashtë vjet, edhe pse dy prej tyre i huazuar në Manchester United dhe Chelsea.

Galatasaray ka konfirmuar se bisedimet zyrtare mes klubeve janë duke ndodhur për ta finalizuar kalimin e Falcaos në klubin turk.

Përkrahësit e Galatasarayit, 25 mijë në numër, kishin dalë në aeroport për ta mirëpritur kolumbianin.

Kulübümüze transferi için görüşmelere başladığımız Radamel @FALCAO’ya, büyük Galatasaray taraftarından muhteşem karşılama! 👏💪 pic.twitter.com/oJEvQD5VNT

— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 1, 2019

https://twitter.com/GalatasaraySK/status/1168237847285051394

loading…